Paralajmërimi për Gjykatën Speciale, ky është parashikimi i rëndë për Kosovën

  • 21 October 2019 - 19:01
Paralajmërimi për Gjykatën Speciale, ky është parashikimi i rëndë për Kosovën

“Tani për tani kjo nuk është aq shqetësuese sa dhe çka do të ndodhë më pas, që ka rrezik të bëhet katrahurë, dhe mbajeni në mend këtë. Kam frikë të madhe se do të përzihet vendi dhe nuk ka me dit se kush po ha e kush po paguan,do bëhet lëmsh sepse jo që do të gjykohen ose të lirohen po supozojmë, por duhet ditur mentalitetin Ballkanit që është hakmarrja”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Fushatën e fundit të intensifikuar nga Gjykata Speciale për shpërndarjen e ftesave dhe intervistimin e ish luftëtarëve të UÇK-së, analistët politikë po e shohin si një fushatë që mundë të lë pasoja serioze në politikën kosovare.

Analisti politik, Reshat Badallaj konsideron se në mesin e atyre që luftuan për liri, ka edhe abuzues që e meritojnë të përgjigjen për shkeljen e ligjeve të luftës, mirëpo janë pikërisht ata tash për tash duket se po amnistohen dhe po viktimizohen të pa fajshmit.

Image
Reshat Badallaj

“Këtë ofensivë që ka filluar Gjykata Speciale, unë e shoh me dyshim dhe me hile. Kur them me hile, mendoj se kjo Gjykate dihet është e padrejtë dhe raciste, mirëpo të kuptohem drejtë, se tradhtarët e kombit janë pikërisht ata zagar dhe qenë që e sollën këtu. Nuk thuhet kot se "qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë" dhe ajo nuk po prek ku duhet, sepse pikërisht ata po dalin të pa lagur dhe i kanë shty mish për top të tjerët”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, askush nuk ka provuar që të ofrojë argumente kundër kësaj Gjykate të padrejtë, për të provuar që të mos i imponohet Kosovës pa drejtësisht për luftën e saj të drejtë, prandaj këtu është përgjegjësia dhe tradhtia e atyre që kërkuan me ngulm miratimin e saj. 

“Është një e vërtetë që këtë Gjykatë Speciale ndoshta askush nuk kishte mundësi ta ndalte, por tradhtarët e kombit dhe të gjithë ata langonj dhe zagar, që jo vetëm që ngritën gishtin dhe aprovuan, por krye langonjtë edhe ndërsenin të tjerët që të votonin. Ky soj langonjsh e kishte për interesa personale, bashkëpunon edhe me krerët serb dhe me udbashët që gjithsesi të aprovohet dhe tani pyes ku janë tani ata krye qen, ata bëjnë sallamadi nëpër kafene dhe fërkojnë duart. Ne kemi thënë me kohë se vetëm vonim ka se shpëtim assesi sepse ishim të sigurt se krye lehaqenët që nga mëngjesi deri në darkë fshehurazi bashkëpunonin me ta dhe bënin me gisht se këndë të kapin dhe të lidhin këmbë e duar”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj, përveç pasojave politike, shprehë shqetësimin se mundë të shpërthejnë edhe trazira në momentin që fillojnë arrestimet.

“Tani për tani kjo nuk është aq shqetësuese sa dhe çka do të ndodhë më pas, që ka rrezik të bëhet katrahurë, dhe mbajeni në mend këtë. Kam frikë të madhe se do të përzihet vendi dhe nuk ka me dit se kush po ha e kush po paguan,do bëhet lëmsh sepse jo që do të gjykohen ose të lirohen po supozojmë, por duhet ditur mentalitetin Ballkanit që është hakmarrja”, nënvizoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj konsideron se Kosovës i është dashur një Gjykatë Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por jo kundër krimeve të luftës me kërkesë të Serbisë. 

“Po e di populli se sa hafija ka bashkëpunuar me këtë Gjykate dhe Serbinë fashiste, dhe pikërisht ata shikojnë tani nga bregu. Do të isha shumë i kënaqur që kjo Gjykatë të merrte një ofensivë shumë të furishme kundër krye hajnave, krye banditëve, krye vagabondëve që shkatërruan Kosovën, që e vodhën deri në palcë e u pasuruan aq shumë sa që u bënë super milionerë, qofshin kryekomandant apo kryetar të bandave politike. Pra me të dy duart do ta përkrahi atë Gjykatë Speciale që do t´i burgoste të gjithë kryebanditët dhe krye hajnat që janë të veshur me xhaketën e shtetit, që siguruan me hajni për njëzetë tridhjetë breza që ka me bollëk dhe nuk do t´i zinin burgjet”, ka përfunduar Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)