Ja kur pritet të prishet moti në Kosovë

  • 24 October 2019 - 22:28
Ja kur pritet të prishet moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situatë e ngjashme meteorologjike si e ditëve që lamë pas, do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Sipas njoftimit, kjo situatë stabile vjen si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe 7 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.

(Kosova Sot Online)