Arrestohen dy shtetas të huaj në Prizren për keqpërdorim të kartelave bankare

  • 26 October 2019 - 11:52
Arrestohen dy shtetas të huaj në Prizren për keqpërdorim të kartelave bankare

Dje në Prizren janë arrestuar dy shtetas të huaj, një mashkull dhe një femër në dyshimin e keqpërdorimit të kartelave bankare dhe mashtrim.

Policia ka njoftuar se ditën e djeshme hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë arrestuar në Prizren dy të dyshuar shtetas të huaj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepreën penale keqpërdorim i kartelave bankare dhe mashtrim.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale  u janë gjetur dhe sekuestruar:  një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë  Hard diska, tre USB memorie, kartela bankare,  njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme  dhe dokumente tjera.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)