Mediat italiane: Vrau kunatin se i tradhtonte motrën, ç’ndodhi mes dy shqiptarëve

  • 28 October 2019 - 14:39
Mediat italiane: Vrau kunatin se i tradhtonte motrën, ç’ndodhi mes dy shqiptarëve

Zbardhen arsyet e sherrit të dielën mes dy kunetërve shqiptarë me banim në Itali, që çoi në vrasjen e njërit prej tyre.

50-vjeçari Luan Zalta qëlloi me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi në fytyrë. Ai u dërgua në spital në gjendje tepër të rëndë, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve.

Sipas mediave italiane, hetuesit kanë arritur në përfundimin se sherri mes tyre ka ndodhur pasi autori kishte dyshime për marrëdhënien në cift mes kunatit dhe të motrës së tij.

Vëllai, tani i akuzuar për vrasje nuk duronte dot tradhëtinë që viktima i bënte gruas, pra motrës së tij.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, hetuesit bëjnë me dije se mes tyre ka pasur në fillim një debat për sqarim, më pas u përdorën armët.

Nuk ishte hera e parë që mes kunetërve kishte konflikte, por asnjë deri më dje, nuk e kishte menduar se fundi do të ishte tragjik.

(Kosova Sot Online)