Ish-agjenti i SHIK-ut që u intervistua tri ditë rresht në Speciale lajmërohet nga Haga

  • 30 October 2019 - 14:49
Ish-agjenti i SHIK-ut që u intervistua tri ditë rresht në Speciale lajmërohet nga Haga

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është intervistuar për tri ditë rresht nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka konfirmuar vet Miftari përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se sjellja e prokurorit, hetuesve dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj gjykate ka qenë korrekte dhe profesionale.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar posa ka përfunduar intervistimi i jon pran Gjykatës ndërkombëtare në Hag për krime të dyshuara të luftës në Kosovë, gjatë këtyre dy dit e gjysmë intervisimi sjellja e prokurorit, hetuesve dhe zyrtarëve tjerë të kësaj gjykate ndërkombëtare kanë qen korrekte dhe profesionale. Naim Miftari ish luftar dhe epror i UÇK/TMK.

(Kosova Sot Online)