Vogëlushi me sy tepër të kaltër që po mahnitë botën

  • 01 November 2019 - 10:09
Vogëlushi me sy tepër të kaltër që po mahnitë botën

Një djalë me emrin Abushe ka tërhequr vëmendjen e fotografëve anembanë botës, falë ngjyrës së rrallë të syve të tij.

Sytë e bëjnë Abushen të duket jashtëzakonisht unik në Etiopi, megjithatë e gjithë kjo ngjyrë e rrallë është për shkak të një kushti shëndetësor me të cilin ai ka lindur – i njohur si sindromi Waardenburg, gjatë së cilës mutacioni i gjenit melanin prekë zhvillimin e pigmentit të ngjyrës së syve.

Sipas Librarisë Kombëtare për Mjekësi në SHBA, ky kusht shëndetësor është shumë i rrallë dhe i prekë vetëm 1 në 40,000 njerëz.

 

Kur Abushe u lind, prindërit e tij frikësoheshin se ai ishte i verbër, por duke qenë se ishin shumë të varfër, nuk mund t’ia bënin një diagnozë ose ta trajtonin atë tek mjeku.

Pasi e kuptuan se ai mund të shihte, prindërit e kuptuan se gjendja e tij e rrallë ishte një “dhuratë nga Zoti”. Tani, vogëlushi ka pushtuar internetin falë fotografit francez Eric Lafforgue.

Se si duket ai, shikoni fotot më poshtë:

(Kosova Sot Online)