Albin Kurti do të jap dorëheqje nga Vetëvendosje, ja pasardhësi i tij

  • 06 nëntor 2019 - 12:16
Albin Kurti do të jap dorëheqje nga Vetëvendosje, ja pasardhësi i tij

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Vetëvendosje arriti që të marrë mbi 220 mijë vota, duke siguruar 32 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Kurse kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, njëherit kreu i saj, Albin Kurti mori mbi 181 mijë vota, dhe pritet të jetë kryeministri i Kosovës në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta në këto zgjedhje me mbi 206 mijë vota.

Por, nëse Kurti zgjidhet kryeministër, atëherë në bazë të statutit të Lëvizjes Vetëvendosje, ai duhet të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas nenit 73.3 të statutit të VV-së, nëse Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Sipas nenit 74.3.ç: Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

E mundësinë e dorëheqjes ka lënë të kuptohet vetë Kurti, i cili gjatë një debati para zgjedhjeve, kishte deklaruar se do ta respektoj statutin e Vetëvendosjes.

“Do ta respektoj statutin e Lëvizjes Vetëvendosje”, ishte shpreh Kurti.

Por, Vetëvendosje tashmë e ka përgatitur terrenin se kush do të jetë pasardhësi i Albin Kurtit.

Burime të “Kosova Sot Online” brenda Lëvizjes Vetëvendosje, bëjnë të ditur se pasardhësi i Kurtit në postin e kryetarit pritet të jetë Glauk Konjufca, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit doli njeriu i dytë më i votuar pas Albin Kurtit.

Glauk Konjufca arriti të marr hiq me pak se mbi 72 mijë vota, dëshmi kjo se Vetëvendosje qysh para zgjedhjeve e kishte përgatitur terrenin për zëvendësuesin e Albin Kurtit.

Kujtojmë se Konjufca gjatë mandatit të kaluar ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

(Kosova Sot Online)