Akuza: Dardan Sejdiu është Adem Grabovci i dytë, ja lidhjet kriminale me SHIK-un e nëntokën

  • 10 November 2019 - 07:43
Akuza: Dardan Sejdiu është Adem Grabovci i dytë, ja lidhjet kriminale me SHIK-un e nëntokën

“U kthye aty ku ka qenë për plot dy mandate, pra në Komunën e Prishtinës, ku edhe është shefi i shefave. tani Dardan Sejdiu realisht është Adem Grabovci i dytë, krahu i djathtë i shpend Ahmetit, që të dy e kanë vendin në burg, sepse në cilësinë e shefit të shefave, nga prapaskena udhëheq çdo lidhje me nëntokës kriminale. Dardan Sejdiu po na tregon vetë me rastin në fjalë se si është njeriu kryesor i nëntokës kriminale në Prishtinë, ku kontrollon të gjitha pazaret e pista që bëhen me lejet ndërtimorë në Prishtinë, por edhe çdo tender, çdo dhënie të projektit në partneritet publiko privat dhe çdo gjë tjetër që ndikon për përfitim në para”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pikërisht në ditën kur u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, dhe u vulos përfundimisht humbja e turpshme në këto zgjedhje e PSD-së, numri dy në këtë subjekt politik pas Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur se gjoja ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e PSD-së, kinse për përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit, për tu kthyer zyrtarisht aty ku ka qenë për plot dy mandate, pra në Komunën e Prishtinës.

Analistët politikë e kanë vlerësuar jo serioze dhe të pa sinqertë këtë arsyetim të Dardan Sejdiut, duke theksuar se ai në fakt po kthehet aty ku edhe i ka filluar abuzimet dhe shkeljet e ligjit.

Image
Ragip Guraziu

“Sepse aty e ka luajtur vazhdimisht rolin e shefit të shefave, sikurse ishte Adem Grabovci në PDK, gjatë mandatit të Hashim Thaçit. Ai është njeriu kryesor i nëntokës kriminale në Prishtinë, ku kontrollon të gjitha pazaret e pista që bëhen me lejet ndërtimore në Prishtinë, por edhe çdo tender, çdo dhënie të projektit në partneritet publiko privat dhe çdo gjë tjetër që involvon para. Dardan Sediu, as nuk tregoj burrni, as trimëri e as patriotizëm me dorëheqjen e tij, derisa ju kthye postit për të cilin post ka marr kritika të mëdha për menaxhime dhe malverzime të ndyra. Dardan Sejdiu u quajt, si njeriu i nëntokës kriminale i lidhur direk me Hashim Thaçin dhe PANIN, i cili vazhdonte ,edhe pas kritikave të shumta, të jep leje për kë paguante haraç dhe ti bllokon lejet e ndërtimit për qytetarët që nuk paguajnë haraç”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Tani pas humbjes në zgjedhje, sipas Guraziut, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se gjoja ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e PSD-së, kinse për përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit por ky është vetëm një arsyetim që të kthehet në vendin e vjedhjes dhe të plaçkitjes.

“U kthye aty ku ka qenë për plot dy mandate, pra ne Komunën e Prishtinës, ku edhe është shefi i shefave. Tani Dardan Sejdiu realisht është Adem Grabovci i dytë, krahu i djathtë i Shpend Ahmetit, që të dy e kanë vendin në burg, sepse në cilësinë e shefit të shefave, nga prapaskena udhëheq çdo lidhje me nëntokës kriminale. Dardan Sejdiu po na tregon vetë me rastin në fjalë se si është njeriu kryesor i nëntokës kriminale në Prishtinë, ku kontrollon të gjitha pazaret e pista që bëhen me lejet ndërtimorë në Prishtinë, por edhe çdo tender, çdo dhënie të projektit në partneritet publiko privat dhe çdo gjë tjetër që ndikon për përfitim në para”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu është i sigurt se Dardan Sejdiu ka lidhje të ngushta edhe me nëntokën kriminale të SHIK-ut, pasi sipas tij veprimet e Sejdiut e lënë të kuptohet ekzistimin e kësaj lidhje. 

“Ai vetveten po e vlerëson se është vet Dardan Sejdiu, njeriu i nëntokës kriminale, i lidhur direkt me strukturat kriminele të PANIT, i cili edhe sot vazhdon të punojë nën direktivat e SHIK-ut dhe Hashim Thaçit e nëntokës kriminale, dhe vazhdon ende të jap leje për kë paguan haraç dhe ti bllokon të njëjtat për qytetarët që nuk paguajnë haraç”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha këto lidhje me krimin dhe korrupsionin, sipas Guraziut, kanë bërë që qytetarët t’i ndëshkojnë në zgjedhjet e 6 tetorit jo vetëm Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun, por gjithë listën e kandidatëve të PSD-së, sepse dihej mirëfilli çka përfaqësojnë ata.

“Duke qenë ashtu të lidhur me krimin e korrupsionin, nuk është e çuditshme se si u ndëshkuan në zgjedhjet e fundit Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, duke marrë dënimin e rëndë nga populli, ku asnjëri prej tyre, por edhe asnjë nga deputetët e PSD-së nuk arritën të jenë pjesë e Kuvendit. Është tepër skandaloz fakti që edhe pse është kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk arriti të marrë me shumë se 1698 vota në Prishtinë, dhe po të kishte vetëm pak moral e ndërgjegje, ai do të duhet dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit sepse shihet që nuk e ka më besimin e qytetarëve”, tha analisti Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, humbja e zgjedhjeve parlamentare për shkak të ndëshkimit nga populli, do t’i bëjë Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun me kliniken e tyre që ta shfrytëzojnë këtë kohë të mbetur deri në fund të mandatit për të plaçkitur akoma më shumë, qoftë xhepin e qytetarit, qoftë buxhetin e shtetit, dhe të marrin haraç për tender që do të shpallin e do të japin për kompani të ndryshme.

“Pra qëllimi i kthimit aty ku kanë qenë është zhvatja dhe vetëm zhvatja. Nuk mundë të ketë përgjigje tjetër nëse dikush pyet se si iu kthye, edhe Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu gjoja Komunës, kur realisht tërë kohën ky i fundit, Dardani, ka qenë shefi i shefave për dy mandate, ndërkaq tani që u kanë mbetur edhe pak kohë për të qeverisur me Prishtinën, kanë vendosur për tu gjuajtur në aksion për të bërë pazar për çdo pronë në Prishtinë, duke dhënë leje ndërtimore me haraç, duke bllokuar projektet që nuk paguajnë dhe nuk janë të klanit Pronto dhe Coca cola zero”, tha analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ai mendon se është koha e fundit që Prokuroria dhe gjykatat t’i hapin dosjet e tyre të krimit të organizuar, dhe pas ndëshkimit nga populli të ndëshkohen edhe nga ligji.

“Tani duhet që përfundimisht, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, së bashku me nëntokën kriminale, të marrin dënimin e merituar edhe nga drejtësia, që më në fund të nisin hetimet ndaj Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me klikën e tyre, të nxirren në gjyq dhe të shkojnë prapa grilave për pazaret e tyre të pista”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, derisa për krim e korrupsion janë ndëshkuar me votë nga populli këta nuk meritojnë më të kenë asnjë pozitë publike në Kosovë.

“Dyshja Ahmeti-Sejdiu dhe jo vetëm, por i gjithë klani i tyre i inkriminuar duhet të ikin nga politika dhe nga institucionet që janë zgjedhur me votën e popullit, sepse atë votë populli e tërhoqi në zgjedhjet e 6 tetorit. Vet fakti flet se si Shpend Ahmeti i mori vetëm 1698 vota në kryeqytet dhe nuk jep dorëheqje. Ky është kulmi i turpi. Po shihet se për çfarë njeriu të pafytyrë dhe pikë morali bëhet fjalë. Ai duhet të jap dorëheqje sa më parë nga pozita e kryetarit të Prishtinës, pas turpërimit që e mori, duke mos marr më shumë se 1698 vota. Humbja e tyre në këto zgjedhje duhet të jetë më në fund zgjidhja e kësaj hallke kriminale, e cila duhet të shkon sa më shpejtë në burg, nëse do ta ketë guximin qeveria e ardhshme që ta reformojë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të hetohen këta ‘peshq’ të mëdhenj të krimit të organizuar në Komunën e Prishtinës dhe jo vetëm”, tha Guraziu për”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).