Mesila Doda: Batoni të shkojë të mësojë ndonjë valle nga Beogradi

  • 10 November 2019 - 07:56
Mesila Doda: Batoni të shkojë të mësojë ndonjë valle nga Beogradi

Në një intervistë interesante për emisionin “Mos i fol Shoferit” ka qenë e ftuar deputetja Mesila Doda ku është trajtuar “Mesila si malësore”.

Autorja e programit, Rudina Dembacaj duke marrë parasysh debatin e saj me Baton Haxhiun në studion e “Opinion” e ka pyetur: "Një kuksiane si Mesila Doda , a do e ftonte në një valle kuksi Baton Haxhiun?"

Dhe përgjigja e Mesila Dodës ishte: “Ku e di vallen e kuksit ai , ai të mësojë ndonjë valle andej, si quhen ato vallet andej, nga Beogradi ato po mund ti di.”

Siç duket, pas atij debati Mesila Dodës nuk i paska kaluar akoma inati atij debati nga Batoni. Madje ajo e ironizon duke thënë që të mësojë ndonjë valle nga Beogradi.

(Kosova Sot Online)