Si u gjet në podrumin e një shtëpie të pabanuar, policia jep detaje të reja për rastin e Remzije Mustafës

  • 15 November 2019 - 12:06
Si u gjet në podrumin e një shtëpie të pabanuar, policia jep detaje të reja për rastin e Remzije Mustafës

Policia e Kosovës ka dhënë detajet finale lidhur me gjetjen e Remzie Mustafës, gruas nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur tash e tetë ditë.

Policia ka treguar se Mustafa është gjetur gjatë ditës së djeshme në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Të njëjtës pas rastit i është bërë tretmani mjekësor dhe më pas është kthyer në familjen e saj.

Kujtojmë se për gjetjen e Remzie Mustafës ishte angazhuar një numër i madh njerëzit, duke përfshirë policinë dhe grupe të ndryshme personash tjerë

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e nënës së saj, e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor.

Anita përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka thënë se më gëzimin më të madh i informon qytetarët së nëna e saj është gjallë.

“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar me duart e nënës së saj.

Remzija Mustafa, 59-vjeçarja nga Prishtina ishte larguar nga shtëpia e saj që nga data 6 nëntor. Familjarët e saj, kishin pohuar se ajo kishte pasur probleme me depresion.

Në kërkim të Remzije Mustafës ishin vënë Policia e Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë  të cilët kanë kontribuar duke shpërndarë fletushka me fotografi të saj në kryeqytet, si dhe duke shpërndarë informata nëpër rrjete sociale.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)