Ushtronte dhunë ndaj motrës, arrestohet gruaja nga Gjakova
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar në Gjakovë një grua pasi që e njejta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së saj.
Viktima është dërguar në kontroll në psikiatri, kurse e dyshuara pas intervistimit me udhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Viktimës nga prokurori i është lëshuar udhëri për mbrojtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së saj viktimës femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar në kontroll mjekësor te psikiatri, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Viktimës nga prokurori i është lëshuar urdhri për mbrojtje”, shkruhet në raport të policisë.
(Kosova Sot Online)