Haki Abazi 'godet' rëndë Ramën e Thaçin

  • 15 November 2019 - 20:28
Haki Abazi 'godet' rëndë Ramën e Thaçin

Haki Abazi i cili së fundmi është në listën e deputetëve nga VV ka shkruar rreth aktualitetit politik në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se manovrat e ndarjes që bënin dikur e ju dështuan, tani pas fitorës së LVV dhe qartësisë së ardhjes së qeverisë Kurti, janë kthyer në tentim krijimin e shpejtë të akteve të kryera sipas tyre.

Postimi i plotë:

Çdo gje janë duke bërë që të mos bëhen Shqiptarët zot shtëpie. Manovrat e ndarjes që bënin dikur e ju dështuan, tani pas fitorës së LVV dhe qartësisë së ardhjes së qeverisë Kurti, janë kthyer në tentim krijimin e shpejtë të akteve të kryera sipas tyre. 

Rama me minishengen po tregon nënshtrimin ndaj axhendës varefëruese e gllabëruese por edhe kriminale. Hi syve për deshtimin para oligarkeve në Shqipëri dhe për dështimin në integrimet Evropiane. Në anën tjetër Thaci tani “dhuratën e Rankoviqit” po do me dhëne nëpermjet Parisit, pikërisht aty ku Esat Pashë Toptani bënte pazare.

Me lojën e PZAP duan të shpërqëndrojnë qytetarin, të vonojnë ditën e turpit dhe duan ta vazhdojnë mëkatin ndaj popullit Shqiptar në të gjitha trojet.

Ky popull, në gjitha trojet dhe diasporë, nuk ka me duru më nënshtrimin e paligjësinë, sundimin e oligarkëve mbi tokë e nëntokë.

Fitorja e votës qytetare në Kosovë është çlirimi i vërtet, është drejtësia dhe demokracia, nga kjo gjë po frikesohen ata që ja kanë mbajtë çizmen ne fyt popullit, por tani ka ardhë dita e fitores që nuk kthehet mbrapa por rritet për cdo ditë.

(Kosova Sot Online)