Britaniku vendosi ta ndërrojë gjininë në pleqëri, gruaja nuk e kundërshtoi

  • 20 November 2019 - 14:04
Britaniku vendosi ta ndërrojë gjininë në pleqëri, gruaja nuk e kundërshtoi

Gruaja e një burri që vendosi ta ndërrojë gjininë në moshë të pleqërisë tha se frika e humbjes së tij ishte më e madhe se frika e operacionit për ndërrimin e gjinisë, prandaj ka vendosur që të jetojë më të deri në fund të jetës.

Barbara Hamlin, 72 vjeçe, nga qyteti Somerset i Anglisë, mendoi se burri i saj, që dikur quhej John, ishte duke e tradhtuar kur në dollap të dhomës kishte gjetur rroba të grave që nuk ishin të saj.

Ajo thotë se u lirua nga frika kur burri i tregoi se ato rroba ishin të tijat. Ai më pas iu nënshtrua një operacioni për ndërrimin e gjinisë dhe ata përsëri po vazhdojnë të jetojnë së bashku.

John-i e ndërroi emrin dhe e bëri “Jane”, ndonëse thotë se frikësohej se nuk do ta pranonte më gruaja e tij.

“Transgjinorët i kanë dy frika të mëdha në jetë. Njëra është frika se nuk do të pranohen nga njerëzit që i duan dhe tjetra është frika nga talljet që të tjerët i bëjnë me ta”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se para operacionit, frikësohej se njerëzit do të bënin me gisht nga ai dhe do të qeshnin me të, por se e kishte kuptuar që nuk mund të fshihet më prapa ndjenjave, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)