Shpërthen skandali i madh: Pacolli e rehaton Shkëlqim Devollin, njeriun në listën e zezë të SHBA-së

  • 21 November 2019 - 07:29
Shpërthen skandali i madh: Pacolli e rehaton Shkëlqim Devollin, njeriun në listën e zezë të SHBA-së

“Për këtë veprim që mundë të kualifikohet edhe vepër penale për lidhje me krimin e organizuar, sipas Grapcit, Pacolli duhet të hetohet edhe nga Agjencioni i Kosovës për Inteligjencën- AKI. “Gjithashtu duhet të reagon edhe AKI-ja duke e marrë në pyetje Behgjet Pacollin, për të mësuar se për çfarë arsye e ka shpall Konsull Nderi Shkëlqim Devollin në Mal te Zi, dhe a ka qenë veprim direkt nga Behxheti apo Shkëlqim Devolli i ka ofruar Behgjetit treg të lirë në Kosovë për kompaninë e tij MABETEX”, tha Grapci për “Kosova Sot Online” .

Analistët politikë të cilët vazhdimisht e kanë kritikuar gjatë këtij mandati qeverisës të koalicionit PAN, degradimin dhe shkatërrimin e politikës së jashtme nga keqmenaxhimi i ministrit, Behgjet Pacolli, së fundi e kanë vënë në thumb të kritikës këtë ministri, por edhe vetë ministrin Pacolli në detyrë, për një abuzim të skajshëm, duke e shfrytëzuar këtë resor qeveritar thjesht për afirmimin dhe forcimin e klientelave të ndryshme të mafio-oligarkëve biznesorë ekonomik, siç janë Devollët, por edhe pa i përjashtuar interesat e biznesit të tij.

Për këtë abuzim me detyrën zyrtare të ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli, akuza të rëndë drejton analisti politik dhe eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, i cili thotë se është shokues lajmi se si e vendosi Behgjet Pacolli, Konsull Nderi në Malin e Zi, mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli, njeriun që SHBA-të e kanë futur në listë të zezë dhe nuk i lejohet hyrja në SHBA.

Analisti Grapci thotë se akoma më skandaloz bëhet veprimi i këtij abuzimi me detyrën e ministrit të jashtëm nga Pacolli, ngase ky vendim i tij është ndërmarr në kohën kur po hetohej mos funksionimi i qeverisë dhe rënia e saj, gjë që nuk u vonua shumë dhe plasi dorëheqja e kryeministrit Haradinaj.

Ky vendim për Shkëlqim Devollin konsull nderi në Mal të Zi, bëhet edhe më i dyshimtë ngase as nuk mbanë datë, por që pretendohet të jetë nxjerrë në gusht të këtij viti, me të cilin vendim Pacolli emëron njeriun e lidhur me krimin e organizuar dhe njeriun që Amerika e ka futë në listë të zezë, e i cili bashkë me vëllaun e tij po zhvatin qytetarët me miliarda euro.

Grpaci thotë se krejt ky proces manipulimi do të duhej hetuar urgjentisht nga ana e drejtësisë, kurse MPJ të deklarohet publikisht se cilat janë arsyet e marrjes së këtyre vendimeve për shpërblimin e Devollëve dhe mbajtjen fshehur nga MPJ-ja për disa muaj të këtij vendimi skandaloz.

Analisti Grapci rikujton edhe rastin ë mëhershëm, kur Shkëlqim Devolli e kishte keqpërdorur edhe postin tjetër si konsull i Maqedonisë në Pejë, duke bërë evazion fiskal pa ndërprerë.

Image
Dardan Grapci

“Pasi që mënyra e të bërit biznes për vëllezërit Devolli, është pikërisht përmes krimit dhe nëntokës kriminale, duke përdorur çdo resurs, përfshirë edhe emërtimet si konsuj nderi, për të keqpërdorur dhe dëmtuar buxhetin e shtetit. Unë mendoj që me këtë veprim të Behgjet Pacollit që e ka bërë në Mal të Zi duke e emëruar Shkëlqim Devollin si Konsull Nderi është e pa pranueshme, si dhe duhet që MPJ-a urgjentisht të tregon arsyen pse e kanë mbajtur të fshehur këtë lajme skandaloz nga muaji gusht i këtij viti”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Për këtë veprim që mundë të kualifikohet edhe vepër penale për lidhje me krimin e organizuar, sipas Grapcit, Pacolli duhet të hetohet edhe nga Agjencioni i Kosovës për Inteligjencën- AKI. “Gjithashtu duhet të reagon edhe AKI-ja duke e marrë në pyetje Behgjet Pacollin, për të mësuar se për çfarë arsye e ka shpall Konsull Nderi Shkëlqim Devollin në Mal te Zi, dhe a ka qenë veprim direkt nga Behxheti apo Shkëlqim Devolli i ka ofruar Behgjetit treg të lirë në Kosovë për kompaninë e tij MABETEX”, tha Grapci për “Kosova Sot Online” .

Sipas Grapcit, një njeriu që abuzon kaq rëndë me detyrën zyrtare, dhe krijon lidhje të thella me krimin e organizuar, por njëkohësisht zgjidhet deputet, duhet t’i ndalohet edhe hyrja brenda Kuvendit të Kosovës. Këtë masë ndalese, sipas Grapcit duhet ta shpallë vetë zyra e kryeministrit në ardhje, duke kërkuar edhe hetimin nga Prokuroria e shtetit ndaj Pacollit.

“Uroj dhe apeloj tek Albin Kurti që menjëherë pas krijimit të Qeveris t’ia ndaloj Behgjet Pacollit hyrjen në Kuvend, derisa Prokuroria në Prishtinë të vendos se a duhet të vazhdoj punën si deputet Behgjet Pacolli apo jo. Po ashtu, nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës duhet të merr masa të rrepta kundër korporatës DEVOLLI, sidomos në këtë rast kundër Shkëlqim Devollit, sepse nëse lejohet edhe nga Qeveria Kurti , vazhdimi i nëntokës kriminale nëpërmjet korporatës DEVOLLI, atëherë unë mendoj që edhe kjo Qeveri nuk do zgjatë shumë dhe Kosovës do ti duhej ti organizoj zgjedhjet e jashtëzakonshme përsëri, në kërkim të një klase tjetër politike që e merr seriozisht rendin dhe ligjin, luftimin e krimit dhe të korrupsionit”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)