Zbulohet ushtari që tentoi të abuzojë me kolegen e tij, gjatë kohës që po patrullonin në kazermë
E punësuara në Armatën e Maqedonisë, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës ka paraqitur se kolegu i tij ka tentuar të abuzojë me të në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, kështu së paku kanë njoftuar sot nga MPB-ja.
Ngjarja në policinë e Kumanovës më 19 nëntor në ora 19:20 e ka paraqitur vetë e punësuara në ARM.
“Ajo ka lajmëruar se më 18.11.2019 rreth orës 13:00 në kazermën ‘Boro Menkov’ në Kumanovë kolegu i tij ka tentuar të abuzojë me të”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
Nga policia informojnë se është njoftuar prokurori publik dhe merren masat për zbardhjen e rasti.
(Kosova Sot Online)