Aksidenti në afërsi të Klinës: Katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar lehtë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Klinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka treguar se personat e lënduar kanë pranuar ndihmën mjekësore.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, njësitet e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në aksident të përfshira janë dy vetura”, ka bërë të ditur Ibraj.
Media ka publikuar më herët fotografi nga vendi i ngjarjes, duke raportuar gjithashtu se janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugën ku ka ndodhur.
(Kosova Sot Online)