Haradinaj tregon nëse ia ka kërkuar Kurtit 2 ministri si kusht për koalicion

  • 23 November 2019 - 07:44
Haradinaj tregon nëse ia ka kërkuar Kurtit 2 ministri si kusht për koalicion

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka mohuar se janë duke bërë pazare me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje.

Ai gjithashtu ka mohuar se janë duke këkruar dy ministri si kusht për t’u përfshirë në koalicion.

“Nuk është alenaca me mshelë gropa të koalicionit tjetër. Mos na keni përzi me naj parti tjetër”, ka thënë Haradinaj në një emison.

Ai tutje shtoi se do të qëndrojnë si opozitë, sipas tij do ta përkrahin qeverinë kur mbajnë qëndrime të drejta, ndërsa do ta kundërshtojnë kur mendojnë se po e dëmtojnë vendin.

Ndërkohë dje dy liderët, Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë tëkuar pas punës së bërë nga rupet punuese dhe kanë deklaruar se do të nënshkruajnë koalicionin 2 apo 3 ditë pasi të certifikohen rezultatet.

Ka mbetur ende e pa qartë nëse do të përfshihet në qeverisje edhe NISMA, derisa nga AKR ka pasur deklarata se do të qëndrojnë në opozitë.

(Kosova Sot Online)