Rinumërohen 1240 vendvotime
Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po shkon drejt fundit. Sipas KQZ’së, vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 138 vendvotime.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë medias se kanë mbetur për t’u rinumëruar vetëm edhe 167 vendvotime.
“Në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera. Pra numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është: 1240 vendvotime apo 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, ka thënë Elezi.
(Kosova Sot Online)