Pamje të frikshme rrugëve të Durrësit: Kjo është gjendja e qytetit pas tërmetit

  • 26 November 2019 - 12:57
Pamje të frikshme rrugëve të Durrësit: Kjo është gjendja e qytetit pas tërmetit

Deri tani jozyrtarisht mësohet se 13 persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndërkaq, qyteti i Durrësit është ai që ka shënuar më shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Një tërmet 6.4 ballësh, pasuar edhe nga disa të tjera mjaftë të fuqishme, ka goditur Shqipërinë, teksa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Qyteti i Durrësit është ai që ka shënuar viktima, ku deri tani raportohet për rreth 4 të vdekur vetëm në këtë qytet.

Ndërkaq, tërmeti ka lënë edhe dëme të mëdha materiale, ku disa pamje tregojnë gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhen rrugët e këtij qyteti bregdetar.

(Kosova Sot Online)