Haradinaj: Mobilizohen edhe minatorët e Trepçës për të ndihmuar Shqipërinë

  • 26 November 2019 - 13:45
Haradinaj: Mobilizohen edhe minatorët e Trepçës për të ndihmuar Shqipërinë

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë vendim të ndajë 500 mijë euro për t’i dal në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të mbrëmshëm.

Menjëherë pas mbledhjes urgjente të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj para mediave ka thënë se Kosova ka qenë shumë aktive në reagimin e shpejtë për t’i dalë në ndihmë vëllezërve shqiptar.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është ende e konfirmuar nëse ka shtetas të Kosovës që kanë pësuar nga tërmeti.

“Ne kemi qenë aktiv në situatën më të rë të krijume. Meniherë kemi marrë veprimet e duhura, kemi autorizu edhe kontraktorë privat përveç policisë. Ata kanë ndërmarrë veprimet menjëherë me shku. Ne kemi kërku menjëherë që njësitë e veçanta, Trepçës dhe minierave tjera me u përgjigj. Mendoj që kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar afër. Lutemi që numri i viktimave mos të rritet, edhe Kosova duhet të jetë  e përgatitur në një situatë të tillë. Prap mendoj që në Kosovë ka një përgatitje për këto situata”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)