Tërmeti apokaliptik/ Ja çfarë shkruan Vladimir Putin për shqiptarët
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kreut të Shtetit, Ilir Meta. Putin shpreh dhimbjen për humbjen e jetëve në vendin tonë.
“I nderuar zoti President,
Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.
Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve.
Vladimir Putin”
(Kosova Sot Online)