Arrestohet burri nga Istogu, e rrehi familjarin e tij

  • 29 November 2019 - 12:18
Arrestohet burri nga Istogu, e rrehi familjarin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person nga Istogu është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me një familjarë të tij, ka filluar t’i thyejë orenditë e shtëpisë.

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin, derisa, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K-shqiptar, ka filluar t’i thyejë orenditë e shtëpisë. Më 28.11.2019 njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)