Sot mot i ftohtë në Kosovë

  • 04 December 2019 - 08:08
Sot mot i ftohtë në Kosovë

Sot gjatë ditës pritet që të mbajë mot i ftohtë në vendin tonë.

Sipas Prishtina Weather, në mëngjes do të ketë ngrica dhe vransira si dhe në disa vende, mjegull. Mirëpo, nuk parashikohen reshje.

“4.12.2019 – Ftohtë. Në mëngjes me ngrica dhe vransira, vende-vende në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1”, bëhet e ditur.

Reshje të borës apo shiut nuk janë parashikuar as për ditën e enjte.

“5.12.2019 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 2-4m/s. Indeksi UV: 2”.

(Kosova Sot Online)