Ministria e Arsimit furnizon nxënësit e diasporës me libra, kaq u kushtoi tenderi

  • 05 December 2019 - 08:09
Ministria e Arsimit furnizon nxënësit e diasporës me libra, kaq u kushtoi tenderi

Ministria e Arsimit, përgjatë këtij viti ka nënshkruar një kontratë për furnizim me tekste shkollore për nxënësit në diasporë për vitin shkollorë 2019-2020.

Kontrata në fjalë është finalizuar për 12 muaj.

Ani pse vlera e saj ishte parashikuar të jetë 42.224,00 euro, e njëjta është nënshkruar për 41.867,28 euro.

Sipas njoftimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 41.867,28

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik ” Dukagjini” Sh.p.k.

(Kosova Sot Online)