“Mos ma drejto automatikun” Momenti kur Rama bën për të qarë fëmijën

  • 05 December 2019 - 20:00
“Mos ma drejto automatikun” Momenti kur Rama bën për të qarë fëmijën

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të enjte Krujës si dhe një sërë familjes të Thumanës që kanë ardhur për t’u strehuar pas tërmetit që u prishi banesat.

E teksa fliste për tërmetin me qytetarët, në një moment Rama i drejtohet një fëmije (Bujarit) duke i thënë “mos ma drejto mua automatikun” (një lodër). Pavarësisht se me shaka, Rama i ka folur me një ton të fortë, duke bërë që fëmija të qajë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…


(Kosova Sot Online)