Ja kush e thotë: Kjo është frika e LDK-së nga Vetëvendosje

  • 08 December 2019 - 13:04
Ja kush e thotë: Kjo është frika e LDK-së nga Vetëvendosje

“Në LDK ka hezitim dhe mos pajtim. Ka hezitim të bashkëpunoj me LVV-në që është një parti politike e pa përvojë, që nuk ka përvojë të qeverisjes sipas LDK-së, dhe LDK-ja mendon se këta të VV-së nuk janë të përgatitur për asnjë përgjegjësi të madhe. Kjo mendoj unë që është krejt problemi më i kompleks, mjaft i komplikuar. Assesi këtu nuk janë në pyetje vetëm ministritë dhe ndarja e tyre, apo edhe ndoshta posti i presidentit, por këtu më shumë ka mos mësim dhe frikë nga LDK-ja që të merret me VV-në”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani, njëherësh njohës i legjislacionit zgjedhor, duke parë situatën dhe krizën në të cilën po futet lidhja e koalicionit LVV-LDK, duke u bërë ‘mollë sherri’ pozita e presidentit dhe disa ministri, thotë se nëse këto dy subjekte e kanë seriozisht interesin për krijimin e qeverisë së përbashkët, atëherë çështja e presidentit duhet të mbetet anash pazareve politike.

Burjani thotë se Vetëvendosje dhe LDK, duhet të merren vesh për reformim të thellë të sistemit, që i pari i shtetit të zgjidhej me votë qytetare, pasi të jenë bërë ndryshimet adekuate në Kushtetutë.

Image
Blerim Burjani

“Po natyrisht që këto dy parti nuk duhet të merren me poste të pavarura, por me poste politike. Këto duhet të pastrojnë edhe të gjithë personat politik që janë emëruar në borde, agjencione, ministri dhe shërbim diplomatik, e jo edhe këto parti të veprojnë ngjashëm si PAN-i. Pra duhet të dallojnë në substancë e jo të jenë të njëjtë. Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Pra duhet ligj për këtë temë, duhet të ndryshohet kushtetuta e vendit. Reforma zgjedhore duhet të ndodhë, pra një reformë gjithëpërfshirëse”, theksoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, derisa nuk hapen tema të tilla, Burjani hezitimin e LDK-së për të bërë marrëveshje koalicioni me LVV-në e sheh te mungesë e besimit brenda strukturave të LDK-së ndaj VV-së si subjekt politik në bashkëqeverisje, dhe nuk beson se mundë të ketë ndikimi në prapaskena nga subjekte tjera politike. 

“Në LDK ka hezitim dhe mos pajtim. Ka hezitim të bashkëpunoj me LVV-në që është një parti politike e pa përvojë, që nuk ka përvojë të qeverisjes sipas LDK-së, dhe LDK-ja mendon se këta të VV-së nuk janë të përgatitur për asnjë përgjegjësi të madhe. Kjo mendoj unë që është krejt problemi më i kompleks, mjaft i komplikuar. Assesi këtu nuk janë në pyetje vetëm ministritë dhe ndarja e tyre, apo edhe ndoshta posti i presidentit, por këtu më shumë ka mos mësim dhe frikë nga LDK-ja që të merret me VV-në”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Në këtë mosmarrëveshje ka shumë gjëra të tjera që janë të komplikuara, madje edhe programi është program qeverisës aventurist, sepse nuk mundë të reformohet asgjë me VV-në, prandaj edhe sipas LDK-së tani është pikëpyetje e madhe bashkëqeverisja me VV-në, pa marr parasysh se nuk kanë ndonjë deklarim për shumë gjëra sepse ka hezitime të shumta që të punohet me VV-në”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)