Zëdhënësi i Erdogan-it kërkon heqjen e Nobelit për Peter Handke-n
Zëdhënësi i presidencës turke bëri thirrje të shtunën që Akademia Suedeze ta tërheqë vendimin për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Letërsi shkrimtarit kundërthënës, Peter Handke. Ai tha se ky është një vendim i paturpshëm.
“Të hënën, Çmimi Nobel për Letërsi do t’i jepet Peter Handke-s, i cili e përkrah Millosheviqin dhe e mohon gjenocidin në Bosnjë. Ky vendim i paturpshëm duhet të tërhiqet”, shkroi në Twitter zëdhënësi Ibrahim Kalin.
Shkrimtari austriak u shpall fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në tetor. Në vendimin e Akademisë Suedeze ishte thënë se ky çmim po i jepet për punën me ndikim që autori ka bërë përmes letërsisë në zbulimin e periferisë së përvojës njerëzore.
Sidoqoftë, zëdhënësi Kalin tha se ky çmim do të shërbejë për të inkurajuar gjenocide të reja dhe e shtroi pyetjen: “Si mund ta shpërbleni dikë pa vetëdije morale dhe ndjenjë të turpit?!”
Pas njoftimit për dhënien e këtij çmimi, të afërmit e viktimave të luftës në Bosnjë gjithashtu patën reaguar ashpër.
Reagime të shumta për vendimin e Akademisë Suedeze ka pasur edhe në Kosovë.
Peter Handke e kishte vizituar në burg ish-liderin famëkeq, Sllobodan Millosheviq, dhe kishte bërë përpjekje që të dëshmonte në favor të tij, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.
On Monday @NobelPrize will give the Prize for Literature to Peter Handke who supports Milosevic and denies the Bosnian genocide.
— Ibrahim Kalin (@ikalin1) December 7, 2019
This shameless decision must be reverted.
How can you award someone without moral consciousness and sense of shame?!
To encourage new genocides?!
(Kosova Sot Online)