Rama poston videon: Çdo pallat i dëmtuar në strukturë do të shembet

  • 10 December 2019 - 10:08
Rama poston videon: Çdo pallat i dëmtuar në strukturë do të shembet

Kryeministri Rama ka postuar një videon në llogarinë e tij në instagram nga ku është shprehur se çdo pallat apo banesë e dëmtuar rëndë në strukturë do të shembet.

Rama shkruan shkurt se për ato godina ku pasojat e tërmetit kanë qenë minimale apo jo të mëdha, do të rregullohen dhe meremetohen.

“Çdo pallat i dëmtuar në strukturë do të shembet dhe çdo pallat i dëmtuar vetëm në muratura do të meremetohet”, shprehet ai në një postim në Instagram.

(Kosova Sot Online)