Ja kush e thotë: Ambasadori amerikan zbulon gënjeshtrat e Hashim Thaçit

  • 13 December 2019 - 20:25
Ja kush e thotë: Ambasadori amerikan zbulon gënjeshtrat e Hashim Thaçit

“Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan Kosnett jo vetëm që përfundimisht i japë goditje planit Thaçi-Vuqiq i përkrahur edhe nga Rusia, mbi ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës, por edhe në anë tjetër, Thaçi e nxjerrë si një aktor jo të rëndësishëm në vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë kurdo që të vazhdojnë, sidomos tani kur do të kemi një qeveri të re, e cila edhe do ta marrë përsipër procesionin e bisedimeve me Serbinë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, në një intervistë për media kategorikisht ka mohuar deklarimet se edhe SHBA mbështet ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç kishte proklamuar në vazhdimësi Hashim Thaçi, se kinse edhe Vashingtoni zyrtar e mbështetë idenë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, duke pasur në tavolinë të bisedimeve edhe çështjen e rishikimit dhe ndryshimit të kufijve në mes të dy vendeve.

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, ka thënë Kosnett.

Lidhur me këtë demantim serioz të Hashim Thaçit nga ambasadori Kossnet, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Nexhat Hairi.

Image
Nexhat Hairi

Sipas Hazirit, miku amerikan ka hequr një mjegull të madhe të krijuar në opinionin publik kosovar nga deklaratat kontroverse të Hashim Thaçit, dhe qëllimi i tij që të realizojë me çdo çmim planin për ndarjen e Kosovës, me mashtrimin e opinionit publik kinse është plan prapa të cilit qëndron edhe Amerika.

“Secili njeri i informuar mirë, është dashur ta kuptojë tendencën e Hashim Thaçit për mashtrime, prandaj ajo tani po del krejtësisht në sipërfaqe, dhe po i bëhet me dije se ky plan është i vdekur, madje edhe i varrosur kaherë. Është diçka e pritur deklarata e ambasadorit Kosnet sa i përket idesë së ndryshimit të kufijve të Republikës së Kosovës si rezultat i marrëveshjes me Serbinë, pasi Vashingtoni zyrtar asnjëherë zyrtarisht nuk është shprehur pro kësaj ideje, edhe pse presidenti Thaçi ka tentuar të manipuloj gjoja për përkrahjen amerikane që ka për të arritur një marrëveshje me Serbinë edhe mbi bazën e të ashtuquajturit korrigjim kufijsh”, tha analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Hazirit, deklarata e Kosnetit është tepër domethënëse, dhe kjo a bënë me dije secilit që provokon me idenë e ndryshimit të kufijve, se projektet e tilla nuk do të përkrahen, do të kundërshtohen dhe pamundësohen me veprime konkrete nga SHBA-të.

“Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan Kosnett jo vetëm që përfundimisht i japë goditje planit Thaçi-Vuqiq i përkrahur edhe nga Rusia, mbi ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës, por edhe në anë tjetër, z. Thaçi e nxjerrë si një aktor jo të rëndësishëm në vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë kurdo që të vazhdojnë, sidomos tani kur do të kemi një qeveri të re, e cila edhe do ta marrë përsipër procesionin e bisedimeve me Serbinë. Është shumë e rëndësishme që pas heqjes nga tavolina të idesë së korrigjimit të kufijve në dialogun Kosovë- Serbi, është zvogëluar edhe ndikimi i presidentit Thaçi në këtë proces. Se ky plan tashmë ka vdekur e ka pranuar edhe vet presidenti serb Aleksandër Vuqiqi”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)