Publikohen pamjet e rralla: Ja si u vetëvranë gjermanët pas humbjes së Hitlerit

  • 15 December 2019 - 08:43
Publikohen pamjet e rralla: Ja si u vetëvranë gjermanët pas humbjes së Hitlerit

Për t’i shpëtuar ndëshkimit pas mundjes së Hitlerit, shumë persona u vetëvranë. Në disa foto të publikuara nga “Daily Mail” shihen pamjet e rënda të tre personave të vdekur.

Në prill të vitit 1945 ata vranë veten që të mos kapeshin të gjallë nga forcat amerikane.

Fotografja e njohur e luftës Margaret Bourke-White u ndesh me këtë tablo makabre, kur arriti në Bashkinë e qytetit të Leipzig.

Në zyrë ajo gjeti kufomën e kryetarit Kurt Lisso, gruas dhe vajzës së tij. Këto foto janë dëshmi e qartë se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur vetëvrasje masive në Gjermani.

(Kosova Sot Online)