Vjosa Osmani s’merr pjesë në takim me delegacionin gjerman

  • 19 December 2019 - 09:07
Vjosa Osmani s’merr pjesë në takim me delegacionin gjerman

Kandidatja për kryeministre e nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani nuk ishte e pranishme në takimin që nisi në orët e para të mëngjesit, ku i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u takua me dy anëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Osmani është parë duke hyrë në Selinë Qendrore të LDK’së, pas përfundimit të takimit.

Kujtojmë që delegacioni gjerman do të takohet në vend edhe me kreun e VV’së, Albin Kurtin.

(Kosova Sot Online)