Makina del nga rruga, ndërron jetë 28-vjeçari

  • 23 December 2019 - 08:11
Makina del nga rruga, ndërron jetë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier - Lushenj. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolonjë.

Policia njoftoi se shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)