Behgjet Pacollit i vjen ‘goditja’ e rëndë

  • 25 December 2019 - 16:43
Behgjet Pacollit i vjen ‘goditja’ e rëndë

“Se është një lëshim nga ana e Pacollit nuk ka dilemë. Ai e ka pasur dhe e ka obligim qytetar, pastaj institucional të jetë i sinqertë ndaj veprimtarisë dhe sjelljes, por Pacoll është duke u sjellë dhe mund të sillet edhe karshi çështjes kombëtare si karshi afarizmit në biznes. Mendoi se janë krejt kontekste të ndryshme. Ai nuk ka qenë dashtë të heshtë për të dhënat në dispozicion për krye kriminelin, gjeneralin e cili përveç se ka dhënë urdhra për të bëmat gjenocidiale, por ka marr pjese edhe vetë në ushtrimin e dhunës gjenocidiale ndaj popullatës civile duke vrarë, masakruar madje edhe dhunuar seksualisht femrat shqiptare gjithandej”, thotë Bejta për “Kosova Sot Online”.

Kryetar i organizatës për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta ka reaguar lidhur me disa nga publikimet që i ka bërë së fundi nga këshilltari i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, dokumente të cilat flasin qartë se si gjenerali serb Ljubisha Dikoviq është përgjegjës i drejtpërdrejtë i krimeve të luftës në Kosovë, e vërtetë kjo e ditur por e heshtur nga njerëzit ë politikës dhe institucioneve të Kosovës tash e dy dekada pas luftës dhe plot 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë. 

Bejta nuk e fshehë fare dyshimin që jo vetëm ky rast, por edhe shumë raste individuale të krimeve dhe të fakteve të tjera që ndërlidhen me krimet serbe në Kosovë, të mbledhura, të dokumentuara e dorëzuara në organet përkatëse nga ditët e para të pas luftës, të jenë fshehur apo zhdukur qëllimisht për interesa të njerëzve të caktuar të politikës, dhe drejtues të institucioneve të larta të shtetit, sikur që është tani loja e Pacollit me dosjen Dikoviq, me të cilën po bënë fushatë për interesat personale pas dy vitesh mandat në krye të MPJ-së dhe në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Image
Jahir Bejta

“Se është një lëshim nga ana e Pacollit nuk ka dilemë. Ai e ka pasur dhe e ka obligim qytetar, pastaj institucional të jetë i sinqertë ndaj veprimtarisë dhe sjelljes, por Pacoll është duke u sjellë dhe mund të sillet edhe karshi çështjes kombëtare si karshi afarizmit në biznes. Mendoi se janë krejt kontekste të ndryshme. Ai nuk ka qenë dashtë të heshtë për të dhënat në dispozicion për krye kriminelin, gjeneralin e cili përveç se ka dhënë urdhra për të bëmat gjenocidiale, por ka marr pjese edhe vetë në ushtrimin e dhunës gjenocidiale ndaj popullatës civile duke vrarë, masakruar madje edhe dhunuar seksualisht femrat shqiptare gjithandej, e posaçërisht në rajonin e Drenicës, madje pas dhunimit i kanë lënë të gjalla a të vdekura, i kanë mbytë në puset apo bunarët e Qirezit. Tani parashtrohet pyetja si erdhi deri te të dhënat aq sekrete? Pse kurrë nuk është prononcuar se është duke u marr me grumbullimin e të dhënave për dëmet e luftës, e tani pas 20 vitesh del dhe thotë se ka me mijëra dosje”, thotë për “Kosova Sot Online”, Jahir Bejta, kryetar i organizatës për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”. 

Bejta thekson se është fakt se ka plotë raste të krimit që janë fshehur dhe nuk po bëhen publike.

“Është realitet se dikush i ka fshehur të gjithë formularët e nënshkruar nga kryefamiljarët, dhe nga prefektët e fshatrave, formularë që janë me të dhëna të detajuara, dhe për çudi as kush nuk jep përgjigje se ku janë ato të dhëna. Tani nuk mundë të paragjykoj por kam dyshimin tim se dikush i ble ato të dhëna”, përfundon Jahir Bejta për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)