India goditet nga moti më i ftohtë në 22 vitet e fundit

  • 27 dhjetor 2019 - 19:20
India goditet nga moti më i ftohtë në 22 vitet e fundit

Moti i ftohtë përfshiu Indinë Veriore, që përjetoi periudhën e saj më të ftohtë në 22 vjet.

“Kushtet e rënda të ftohta ishin për shkak të këmbënguljes së erërave të ftohta nga veriperëndimi, të kombinuara me kushte të tjera të favorshme të motit”, tha Departamenti Meteorologjik Indian (IMD). 

Temperatura minimale në Delhi u regjistrua 4,2 gradë Celcius, pra rreth 6 gradë nën mesataren.
Shtetet e Punjabit, Haryana, Chandigarh, Delhi, Uttar Pradesh dhe Rajasthan kanë përjetuar një periudhë të ftohtë që nga 15 dhjetori.

”Srinagari në Kashmir regjistroi natën më të ftohtë të sezonit të mërkurën me 4,3 gradë Celsius”, sipas televizionit kombëtar Doordarshan.

(Kosova Sot Online)