Provokim në Graçanicë, tentoi t’ia marrë flamurin shqiptar një kolone dasmorësh, arrestohet serbi

  • 28 December 2019 - 09:54
Provokim në Graçanicë, tentoi t’ia marrë flamurin shqiptar një kolone dasmorësh, arrestohet serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte tentuar që t’ua marr flamurin një kolone dasmorësh. Rasti ka ndodhur në Graçanicë.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )