Ja kush e zbulon: Ky është presioni i Hashim Thaçit ndaj Albin Kurtit

  • 03 January 2020 - 18:07
Ja kush e zbulon: Ky është presioni i Hashim Thaçit ndaj Albin Kurtit

“Të gjithë në Kosovë e dinë se kandidati për kryeministër të vendit i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është krejt gati për të formuar Qeverinë dhe e njëjta nuk është fajtore pse u krijuan situata si aktualet. Vullnetit të Kurtit për të krijuar raporte me LDK për të qeverisur me vendin iu bënë shumë pengesa, dhe situata aktuale duket e rënduar mes tyre. Mirëpo, besoj fort se që të gjithë e dinë se me intriga e sabotime askush asgjë nuk do të lëvizë deri në pafundësi”, thotë analisti politik, Albinot Maloku për “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë e ka ftuar 3 herë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në takim, në mënyrë që ta marr mandatin për formimin e qeverisë. E një të tillë e ka barë edhe sot, ku e ka ftuar Albin Kurtin që me 6 janar të takohen në presidencë.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Image
Albinot Maloku

E duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Albinot Maloku konsideron se nxitimi i Thaçit për t’i dërguar ftesën Albin Kurtit është bërë me qëllim të caktuar, ngase dihet botërisht që Kurti akoma nuk është i përgatitur dhe i gatshëm që ta merr mandatin për formimin e qeverisë.

“Janë dy ftesa brenda një dite që i janë dërguar kreut të partisë së parë pas zgjedhjeve, Albin Kurti nga ana e Presidentit Thaçi. Të njëjtat janë prezantuar në medie para se t’i mbërrinin në zyre shefit të Vetëvendosjes. Këto lloj ftesash më shumë duken si presion sesa si vullnet i mirë i presidentit Thaçi për të proceduar me formimin e Qeverisë së re të vendit”, thotë Maloku për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Maloku shprehet i bindur që kjo situatë e krijuar për ta penguar koalicionin LVV-LDK, e ka burimin e intrigave jashtë shumicës dërmuese të të dyja subjekteve politike që duan të bashkë qeverisin. 

“Të gjithë në Kosovë e dinë se kandidati për kryeministër të vendit i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është krejt gati për të formuar Qeverinë, dhe e njëjta nuk është fajtore pse u krijuan situata si aktualitet. Vullnetit të Kurtit për të krijuar raporte me LDK për të qeverisur me vendin iu bënë shumë pengesa, dhe situata aktuale duket e rënduar mes tyre. Mirëpo, besoj fort se që të gjithë e dinë se me intriga e sabotime askush asgjë nuk do të lëvizë deri në pafundësi”, deklaron Maloku për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)