Denoncimi i rëndë: Pa Vetting nuk ka drejtësi në Kosovë

  • 06 January 2020 - 07:29
Denoncimi i rëndë: Pa Vetting nuk ka drejtësi në Kosovë

“Pa i arrestuar kapsit e shtetit dhe pa konfiskimin e pasurive nuk mundë të flasim për drejtësi. Duhet të ndodhë arrestimi i të gjithë të korruptuarve, edhe në politikë edhe në drejtësi në mënyrë zingjirore. Derisa nuk ndodhë kjo drejtësia nuk është funksionale. Aktakuzat po ngritën vetëm për personat që nuk janë të përfshirë në postet publike, dhe për këtë jemi dëshmitar në baza ditore se si po bëhet publikimi i lajmeve për ngritjen e dhjetëra e dhjeta aktakuzave nga prokuroria, por me asnjë nuk po na dëshmon se ka aktakuza për kapësit ed hetoi dhe se ato janë prapa grilave”, thotë profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani nuk pret ndryshime pozitive në drejtësinë kosovare, pavarësisht ndryshimeve që po bëhen kohë pas kohe, sikur që ishte rasti i fundit i zgjedhjes së kryeprokurorëve të rinj në Prokurorinë Speciale, dhe atë Themelore të Prishtinës.

Profesor Burjani, duke folur rreth këtij zhvillimi të fundit, dhe reagimeve që kanë ardhur fillimisht nga Instituti i Kosovës për drejtësi, e më pas edhe nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, të cilat e kanë kontestuar procesin e zgjedhjes në këto dy pozita si të pa rregullt dhe jo transparent, thotë se pa u pastruar tërësisht sistemi i drejtësisë me procesin VETING-ut, nuk mundë të ketë rend dhe rregull as në prokurori dhe as në gjykata.

Image
Blerim Burjani

“Drejtësia duhet të reformohet skajshmërisht dhe tërësisht. Kjo reformë nuk mundë të arrihet derisa i tërë sistemi i drejtësisë nuk i nënshtrohet spastrimit nëpërmes ligjit Vetting. Pa Vetting Kosova nuk do të ketë drejtësi as të pa varur dhe as profesionale por as stabile. E vetmja rrugë për ta pastruar drejtësinë nga ndikimet e politikës, nga lidhja me partitë politike dhe njerëzit tjerë të grupeve të ndryshme të interesit është reformimi i plotë i sistemit dhe pastrimi, ndryshe nuk ka shtet ligjor. Kosovës i duhet një drejtësi e pa varur dhe efikase, e shpejtë, qoftë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit qoftë për të liruar konfirmimin e pafajësisë nga aktakuzat, për ti shpallë të pafajshëm ata që nuk meritojnë të dënohen dhe jo të vazhdohet me këto lidhje politike në drejtësi, ku ka lulëzuar pa pengueshëm krimi dhe korrupsioni”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Kosovës po ja dëmton imazhin e shtetit të mirëfilltë mungesa e shtetit të së drejtës, nepotizmi, keqpërdorimi i buxhetit të shteti pa ndal kudo dhe në të gjitha nivelet, prandaj pa mekanizëm të pa varur dhe efikas të drejtësisë nuk mundë të ndalen këto fenomene negative. Pa reformë të thellë kadrovike dhe pa spastrimin e të gjitha personaliteteve të korruptuara s’ka gjë nga ky sistem i tanishëm që po e quajmë sistem i drejtësisë”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”.

Përfundimisht, sipas Burjanit, kapësit e deritanishëm të shtetit, edhe ata të sistemit të drejtësisë që e kanë deformuar deri në këtë masë, duhet të përfundojnë në burg, nëse duam ta kemi shtetin serioz e funksional në të gjitha fushat.

“Pa i arrestuar kapsit e shtetit dhe pa konfiskimin e pasurive nuk mundë të flasim për drejtësi. Duhet të ndodhë arrestimi i të gjithë të korruptuarve, edhe në politikë edhe në drejtësi në mënyrë zingjirore. Derisa nuk ndodhë kjo drejtësia nuk është funksionale. Aktakuzat po ngritën vetëm për personat që nuk janë të përfshirë në postet publike, dhe për këtë jemi dëshmitar në baza ditore se si po bëhet publikimi i lajmeve për ngritjen e dhjetëra e dhjeta aktakuzave nga prokuroria, por me asnjë nuk po na dëshmon se ka aktakuza për kapësit ed hetoi dhe se ato janë prapa grilave. Drejtësia po luan kështu vetëm me fatin e pa fat të qytetarëve të varfër që shërbejnë si mbulesë për dështimin e drejtësisë në luftimin e krimit të organizuar”, deklaron profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)