Theret me thikë një person në Prishtinë

  • 08 January 2020 - 10:16
Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore është sulmuar mbrëmë më mjet të mprehtë nga një i dyshuar, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në raportin e Policisë nuk potencohet se ka të arrestuar.

(Kosova Sot Online)