Fjalët e para të Trump pas sulmeve me raketa: Derisa jam President i SHBA-së, Irani kurrë…

  • 08 January 2020 - 17:40
Fjalët e para të Trump pas sulmeve me raketa: Derisa jam President i SHBA-së, Irani kurrë…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.

Presidenti amerikan ka thënë që Irani nuk do të ketë asnjëherë armë bërthamore.

“Për sa kohë unë të jem President i SHBA-së, Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”, ka thënë Trump.

Image

“Asnjë amerikan nuk u lëndua në sulmin e mbrëmshëm nga regjimi iranian. Është shkaktuar dëm minimal në bazat tona ushtarake. Forcat tona të mëdha ushtarake janë të gatshme për çdo gjë. Asnjë jetë amerikane apo irakiane nuk është humbur. Sistemi i paralajmërimit të hershëm ka funksionuar për mrekulli. Irani ka qenë sponsorizuesi kryesor i terrorizmit. Soleimani ka qenë përgjegjës për disa prej sulmeve më të tmerrshme. Ka ndërmarrë sulme terroriste ndaj civilëve. Ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndaluam atë. Ai është dashur të ndalohej kohë më parë. Me këtë akt u kemi dërguar porosi të qartë ndaj terroristëve: nëse i vlerësoni jetët tuaja, nuk do t’i kërcënoni jetët e popujve tanë. SHBA-ja do të vendosë menjëherë sanskione ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit të Iranit, dhe këto do të mbesin të tilla derisa Irani nuk do të ndryshojë sjelljen”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.

Image

“Irani ka kërcënuar botën e civilizuar, javën e kaluar ne ndaluam një terrorist të rrezikshëm që kërcënoi jetërat amerikane”, tha Trump.

“Raketat që u qëlluan drejt nesh ishin bërë nga armët e shitura prej administratës së kaluar [Obamas].” – tha z.Trump.

Më pas ai iu bëri thirrje aleatëve të ShBA-ve që të dilnin nga marrëveshja nukleare me Iranin.

“Duhet ta bëjmë një marrëveshje e cila do t’i mundësojë madje edhe Iranit që të lulëzojë.” – tha ndër tjerash presidenti i 45 amerikan.

“Sot do t’i bëj thirrje NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Sot ne kemi një ekonomi shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Ne tashmë jemi prodhuesi numër 1 i naftës. Neve nuk na duhet nafta nga Lindja e Mesme.” – vazhdoi ai.

(Kosova Sot Online)