Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, Rama tregon prioritetet: Moment historik!
Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e sotëm Edi Rama ka mbërritur në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger.
Edi Rama e ka konsideruar këtë një moment historik për Shqipërinë.
“Jam besimplotë që rruga e shtruar nga kryesimi sllovak do shërbejë i reference. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij hyrëse.
Më tej shtoi:
“Kur OSBE-ja u themelua vite më parë, Shqipëria ishte e izoluar dhe refuzoi të bëhej pjesë. OSBE nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, por pa të do kishim më shumë probleme.OSBE i ka dhënë shumë Shqipërisë në këto vite. Ndryshimi i Shqipërisë pa OSBE-në do të ishte i pamundur. OSBE-ja ka dëshmuar se mund të dislokohet në mjedise konflikte.Të promovojmë punën e organizatës tonë më pranë njerëzve. Kryesia shqiptarë do të bëjë gjithçka për zbatimin e Marrëveshjeve të Minsk-ut. Vizita ime e parë si kryesues i OSBE do të jetë në Ukrainë.”
Po kështu, Rama u shpreh:
“Do maksimizojmë aksionin në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një nga përparësitë është dhe siguria kibernetike.”
(Kosova Sot Online)