Vjen alarmi i rëndë për Kosovën, ky është paralajmërimi

  • 09 January 2020 - 12:43
Vjen alarmi i rëndë për Kosovën, ky është paralajmërimi

“Plaçka ndaj shtetit dhe pasurisë publike nuk ka të ndalur në Kosovë. Kapja e shtetit është shumë e fuqishme dhe në këto rrethana është vështirë të imagjinohet që edhe për një kohë të gjatë të fiton demokracia e popullit, pra interesi i përgjithshëm. Pushteti aktual pa ndal po e keqpërdor shtetin dhe paranë publike, resurset e përgjithshme shtetërore. Shtetin tash e 13 vjet po udhëheqin të padijshmit, me përkthyes dhe servil të padijshëm. Nuk është prandaj e rastit kapja e shtetit edhe fuqishëm në një vetëdije të ultë të qytetarëve”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Festat e fundvitit në vendet e zhvilluara dhe me demokraci të avancuar, kryesisht shihen si momente të rëndësishme për bërjen e bilancit të të arriturave dhe sukseseve të përgjithshme në zhvillimin e vendit.

Mirëpo në shtetin e ri dhe akoma të brishtë të Kosovës, nuk mundë të flitet akoma për moment të tilla festive në ndërrimin e moteve.

Për këtë dobësi dhe dështim që po e përcjell politikën dhe shtetin e Kosovës në vite, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Blerim Burjani.

Sipas Burjanit, është e dhimbshme se si Kosova e përmbylli edhe vitin 2019 si një vit të humbur, për shkak të politikes së papërmirësueshme që udhëhiqet nga mafio-oligarkët, nëntoka kriminale dhe klanet politike të inkriminuara.

Sipas Burjanit, dështimi i parë vjen në planin ndërkombëtar në bisedimet me Serbinë, nga i cili proces edhe u rrëzua qeveria e PAN-it, për të vazhduar pastaj me ngecjet zingjirore në të gjitha fushat.

Image
Blerim Burjani

“Viti 2019 ishte vit i vështirësive të mëdha, dështimi në dialog me Serbinë detyroi zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak të taksës që në këtë herë e tërë bashkësia ndërkombëtare u rreshtua për të bërë presion kundër dhe për të shtyrë ish qeverinë në dorëheqje. Dështimi më i madh u hetua dhe mbeti në zhvillimin ekonomik dhe mbetjes në nivelin e lartë të shkallës së papunësisë. Trendët shkuan në rritje sa I përket gjendjes sociale sepse viti 2019, Kosovën e zuri rritja e familje nën asistencë sociale për 2500 familje të reja, e tash Kosova 27500 familje në asistencë. Kjo Vjenë si pasojë e ngufatjes së shtetit dhe uzurpimit të tijë nëpërmes punësimi partiak. Kudo hasen punësimet partiake, nga një nëpunës I thjeshtë, në qeverinë lokale e atë qendrore, e deri në ambasada. Edhe gradimi në shërbimin publik dhe civil vazhdimisht ka ndodhur mbi këto baza, ka vazhduar madje edhe pas dorëheqjes së Qeverisë”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, të gjitha fenomenet e korrupsionit dhe krimit të organizuar që kanë kapur shtetin, kanë ndikuar edhe në “ngrirjen” e procesit të liberalizimit të vizave.

“Dëshpërimin edhe për vitin 2019 mbetjen pezull për vitin 2020. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar ka bërë që të ketë ngecje të madhe në zhvillimin e sektorit privat, ku po shkelen me të madhe edhe të drejtat e punëtorit. Kjo shihet edhe me ligjin për paga, një ligj diskriminues për pagat. Kosova në sektorin privat ka rritje për vetëm 4% por vazhdon të përballet me varfërinë më të madhe në Evropë sepse nuk ka investime, ka vetëm shpërdorim të madh të buxhetit, deri në shpenzimin total të rezervave shtetërore”, deklaron Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse sipas tij, pati një shpresë pozitive me zgjedhjet e 6 tetorit që u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë problem, krimi i organizuar ishte fshehur nën tavolinë.

“Sepse dolën problemet e manipulimit me numërimin, dhe këtu përsëri ka dështuar drejtësia që nuk ka bërë një hetim penal për abuzimet që kanë ndodhur dhe kanë quar deri tek rinumërimi gati total i votave. Politika e ka zhgënjyer qytetarin, duke rrëshqitur në krizën pas zgjedhore dhe dështuar në bërjen më të shpejtë të institucioneve të reja. Dështimi më i madh pas zgjedhjeve dihet së është mos themelimi i institucioneve, fillimi me vonesë i krijimit të tyre, për pasojë të ngecjes në koalicionin për qeverisje në mes dy partive LDK dhe VV”, theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Në vend të progresit në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, Burjani thotë se ka ngecje dhe regres.

“Nuk ka pas asnjë progres apo fushë që mundë të veçohet rritja ekonomike, përveç kësaj statistikës që thuhet të jetë 4%, të tjera të dhëna dhe shifra për rezultate nuk ka fare. Kjo gjendje po sjell zhgënjimi dhe mallkimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Të rinjtë e pa shpresë dhe të pa punë, të vjetrit, të moshuarit pa kujdes adekuat shëndetësor kurse pasuritë publike po bëhen rrush e kumbulla nga politika e pa përgjegjshme dhe bizneset e lidhura me politikën. Me këtë u vërtetua se të gjitha partitë aktuale në kuvend janë të njëjta, të gjithë e duan paranë publike dhe postet publike , askush në Kosovë nuk e donë qytetarin”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Pa një ndryshim rrënjësor në skenën politike, sipas Burjanit nuk mundë të ketë ndryshim pozitiv në asnjë fushë zhvillimore.

“Plaçka ndaj shtetit dhe pasurisë publike nuk ka të ndalur në Kosovë. Kapja e shtetit është shumë e fuqishme dhe në këto rrethana është vështirë të imagjinohet që edhe për një kohë të gjatë të fiton demokracia e popullit, pra interesi i përgjithshëm. Pushteti aktual pa ndal po e keqpërdor shtetin dhe paranë publike, resurset e përgjithshme shtetërore. Shtetin tash e 13 vjet po udhëheqin të padijshmit, me përkthyes dhe servil të padijshëm. Nuk është prandaj e rastit kapja e shtetit edhe fuqishëm në një vetëdije të ultë të qytetarëve”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)