Aksident në kryeqytet, pas përplasjes së veturave lëndohen dy qytetarë

  • 10 January 2020 - 18:03
Aksident në kryeqytet, pas përplasjes së veturave lëndohen dy qytetarë

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë rreth orës 16:00.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Janë dy persona të lënduar dhe dy vetura të përfshira”, ka thënë Krasniqi.

Deri tani nuk dihet saktë se ku ka ndodhur aksidenti por sipas burimeve jozyrtare dy veturat janë aksidentuar afër Qendres së Studentëve në kryeqytet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe janë duke e trajtuar rastin.

(Kosova Sot Online)