Pas skandalit me “Pronto”, kjo është kërkesa urgjente për Kosovën

  • 12 January 2020 - 07:48
Pas skandalit me “Pronto”, kjo është kërkesa urgjente për Kosovën

“Si do që të jetë verdikti, është mirë që në të ardhmen prokuroria të kërkojë më shumë kohë për të hetuar pretendimet për kryer të çfarëdo vepre penale dhe kur të paraqitet para trupit gjykues mos të këtë mundësi që ti hedhet poshtë kallëzimin penal. Ndërsa sa i përket ligjit për Veting unë mendoj që Kosova duhet që të kaloj edhe këtë proces që të pastrohen institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë nga grupet dhe individ të cilët janë të lidhur më krimin”, thotë eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala, i ka vlerësuar si shumë serioze reagimet të cilat po vazhdojnë të adresohen edhe më tutje nga Shoqëria Civile lidhur me aferën “Pronto”, sikur që ishte edhe reagimi i Grupit për Studime Juridike, që e denoncoi hapu procesin e manipuluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me rastin dhe vendimin lirues nga shkalla e parë.

“Trajtimi i këtij rasti paraqet dështimin më të madh të sistemit të drejtësisë në vitin e kaluar sidomos sistemit prokuroria në ndjekjen e krimit dhe përfaqësimin e interesit publik me anë të secilit nuk janë ndëshkuar dukuri si nepotizmi, korrupsioni i lartë si dhe ndëshkimi si dhe ndikimi politik si mjet punësimi në institucionet shtetërore”, u tha në një paraqitje të veçantë për media rreth këtij rasti nga zyrtarët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Image
Drizan Shala

Eksperti i kësaj fushe, Drizan Shala konsideron se pas këtij gjykimi në shkallën e parë, profesionalizimi dhe serioziteti i qasjes ndaj këtij rasti mbetet të shihet në ankesën e paraqitur për Gjykatën e Apelit. Por sido qoftë, Shala thotë se Vetting-u në drejtësi, mbetet imperativ i domosdoshëm i kohës.

“Në lidhje me vendimin e shkalles se parë në rastin quajtur "Pronto" nga ana e Gjykatës Themelore, unë mendojë që ankesa e parashtruar nga prokuroria në Gjykatën e apelit varet se në cilat pika është bazuar ankesa. Pra prokuroria duhet që ankesën e saj ta bazoj në nenin 383 të KPRKS ( Kodit Penale të Republikës së Kosovës ) ku nga nenin 1 deri të neni 3 jepen mundësit e ankesës : 1.1. për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale; 1.2. për shkak të shkeljes së ligjit penal; 1.3. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike. Pra mbetet të shihet se si do të vendos apeli në rastin "Pronto" a do të konfirmojë aktvendimin e shkallës së parë apo rigjykim të plotë apo të pjesshme nga lënda e saj”, thotë eksperti i fushës së sigurisë dhe të drejtës, Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht vendimit dhe vrdiktit në pritje që do të merr Apeli, Shala thotë se rastet e tilla, Prokuroria duhet t’i përgatis me shumë kujdes dhe duke mbledhur prova të plota që të mos dështojnë në procesin e gjykimit, në mënyrë që mos të hidhen poshtë sikur ndodhi me rastin “Pronto”.

“Si do që të jetë verdikti, është mirë që në të ardhmen prokuroria të kërkojë më shumë kohë për të hetuar pretendimet për kryer të çfarëdo vepre penale dhe kur të paraqitet para trupit gjykues mos të këtë mundësi që ti hedhet poshtë kallëzimin penal. Ndërsa sa i përket ligjit për Veting unë mendoj që Kosova duhet që të kaloj edhe këtë proces që të pastrohen institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë nga grupet dhe individ të cilët janë të lidhur më krimin”, deklaron Shala për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)