Gjeneral Naim Maloku ka një pyetje për Albin Kurtin: A e din se...?

  • 16 January 2020 - 18:08
Gjeneral Naim Maloku ka një pyetje për Albin Kurtin: A e din se...?

Gjenerali dhe politikani, Naim Maloku ka pyetur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin se po të shkohet në zgjedhje të reja për një votë ke me i dhënë 5 ministri, kryeparlamentarin dhe presidentin.

Këtë pyetje ia ka shtruar pas ofertës së LDK-së, që i ka dërguar Vetëvendosjes, e që si duket VV-ja e ka kundërshtuar këtë.

“A e din Albin Kurti? Po qe se shkohet në zgjedhje të reja ,vetem nëse i fiton 51 deputet se përndryshe për një votë ka me i dhënë 5 ministri, Kryeparlamentarin dhe Presidentin! Do të ishte normale dhe demokratike, sepse kjo është DEMOKRACIA!”, shkruan Maloku në Facebook.

(Kosova Sot Online)