Moti sot dhe nesër

  • 17 January 2020 - 08:00
Moti sot dhe nesër

Situata sinoptike në Kosovë do të mbetet e pandryshuar edhe gjatë ditëve në vijim, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “zona anticiklonike mbeten mbi rajon, duke kushtëzuar mot stabil, të thatë, kryesisht me diell”.

Sipas PW, viset e ulëta mbesin të mbuluara nën mjegull ose vranësira të ulëta edhe përgjatë ditës. Në këto pjesë do të mbetet mot i ftohtë edhe gjatë ditës, e temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

“Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave të pashëndetshme, por kohë pas kohe do të zbresin edhe në vlera mesatare”, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 17-18 janar:

17.01.2020 – Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në vise tjera kryesisht kthjellët dhe me diell. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga verilindja-veriperëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

18.01.2020 – Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mjegull, e gjatë ditës me vranësira të ulëta. Në vise kodrinore-malore kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e në Dukagjin erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

(Kosova Sot Online)