E pabesueshme/ Shihni betejën e frikshme mes gjarprit dhe një vajze (+18)

  • 17 January 2020 - 18:43
E pabesueshme/ Shihni betejën e frikshme mes gjarprit dhe një vajze (+18)

Një incident i frikshëm ka ndodhur në Tajlandë, ku një grua u përlesh me një gjarpër në banjën e saj, pasi ai e sulmoi kur ishte ulur në tualet.

Fotografitë e tmerrshme tregojnë muret e banjës dhe dyshemenë e mbuluar nga gjaku i zvarranikut.

Vajza e saj, Chunya Sittiwichai, shpërndau në Facebook fotot e zvarranikut të mbështjellë në tualet dhe dyshemenë e mbuluar me gjak.

Chunya tha se e nëna e saj kapi fort gjarprin nga koka për ta liruar atë nga kofsha e saj, por nuk e ndaloi dot!

Gruaja nisi të bërtasë për të kërkuar ndihmë nga fëmijët, para se Chunya të hynte me thikë dhe çekiç në duar.

Ajo shpjegoi: “Nëna ime përdori thikën, por lëkura e gjarprit ishte aq e ashpër sa ajo aksidentalisht preu veten rreth 3cm thellë. Nëna ime pothuajse humbi vetëdijen ndërsa gjarpri vazhdonte të lëvizte në tokë”.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)