Lirohet punëtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve që ishte ndaluar nga policia serbe

  • 19 January 2020 - 07:43
Lirohet punëtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve që ishte ndaluar nga policia serbe

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka lajmëruar që punëtori i saj, Milan Vushkanoviç është liruar pasi ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.

Vushkanoviç ishte ndaluar për tre orë nga Policia e Serbisë.

“Raste të  ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së  në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin  maltretimet  e tilla  si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së.

(Kosova Sot Online)