Në VV s’flasin pas takimit me Grenell

  • 23 January 2020 - 11:29
Në VV s’flasin pas takimit me Grenell

Kreu i  LV-së Albin Kurti nuk ka dalë që të flas para mediave pas takimit që pati  me të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Nuk dihet nëse do të dilet me komunikatë për detajet se çka është biseduar e nëse kanë marrë ndonjë porosi nga Grenell për formimin e qeverisë së re dhe bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Grenell pas takimit tha se nuk do të përfshihet në bisedimet për koalicion, teksa, bëri thirrje për heqje të taksës.

(Kosova Sot Online)