Tërmeti në Turqi! Ambasada tregon nëse ka shqiptarë të lënduar

  • 25 January 2020 - 14:37
Tërmeti në Turqi! Ambasada tregon nëse ka shqiptarë të lënduar

Ambasada shqiptare në Turqi ka treguar se nuk ka asnjë shqiptarë të lënduar nga tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme shtetin turk.

Në një lidhje për media, ambasada ka thënë se po mbajnë kontakte të vazhdueshme me MPJ( Ministri i Punëve të Jashtme) për çdo informacion të ri.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitutë 6.8 të shkallës richter kanë humbur jetën 22 persona dhe është raportuar për rreth 1035 të lënduar.

Ndërkaq vijojnë ende kërkimet nën rrënoja.

(Kosova Sot Online)