Akuza e rëndë: Amnistohet mafia e ndërtimit, zinxhiri i Shpendit me Arbër Kryeziun dhe Hashim Thaçin...

  • 30 January 2020 - 07:32
Akuza e rëndë: Amnistohet mafia e ndërtimit, zinxhiri i Shpendit me Arbër Kryeziun dhe Hashim Thaçin...

“Heshtja përballë fakteve për skandalet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht të kryetarit Shpend Ahmeti, me lejet e ndërtimit për projektin e 226 shtëpive luksoze te Badovci dhënë Arbër Kryeziut, por edhe lejeve të tjera për ndërtim oligarkëve të tjerë si “Devolli” miq dhe bashkëpunëtor biznesi të familjes së presidentit Thaçi, përbën skandalin e radhës që përfshin edhe Kuvendin Komunal të Prishtinës, e bashkë më të dhe partitë opozitare”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Duke parë epilogun e seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, i cili të hënën është mbledhur dhe ka diskutuar në seancë të jashtëzakonshme për ndërtimet në Liqenin e Badovcit, analisti politik, Nexhat Haziri thekson se interesat e partive politike të ndërlidhura me interesat e bizneseve të caktuara, nuk i kanë dhënë zgjidhje të plotë problemit të ndërtimit në Prishtinë, dhe ndërprerjes së lidhjeve të komunës me mafinë ndërtimore.

Sikur që dihet, në seancë u aprovuan dy rekomandime. Rekomandimi i parë është që Komuna e Prishtinës të anulojë kushtet ndërtimore të lëshuara në fund të vitit të kaluar. Ndërkaq rekomandimi i dytë që të fillohen proceduarat që zonën për rreth Liqenit të Badovcit, e cila nuk është e përfshirë në peizazh të mbrojtur, të bashkohet me peizazhin e mbrojtur në parkun regjional të Gërmisë. Këto rekomandime u votuan nga asamblistët, megjithëse u tha se janë në kundërshtim me ligjet në fuqi”, thotë Haziri.

Mirëpo ajo që mbetet shqetësuese, sipas Hazirit është fakti se askush nuk e mori guximin të flas për skandalin e lejes ndërtimore që “Kosova Sot Online” e publikoi, lejen që Shpend Ahmeti ia ka dhënë Arbër e Latif Kryeziut për ndërtimin e 226 shtëpive lukosoze te Badovci.

Image
Nexhat Haziri

“Heshtja përballë fakteve për skandalet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht të kryetarit Shpend Ahmeti, me lejet e ndërtimit për projektin e 226 shtëpive luksoze te Badovci dhënë Arbër Kryeziut, por edhe lejeve të tjera për ndërtim oligarkëve të tjerë si “Devolli” miq dhe bashkëpunëtor biznesi të familjes së presidentit Thaçi, përbën skandalin e radhës që përfshin edhe Kuvendin Komunal të Prishtinës, e bashkë më të dhe partitë opozitare. Kjo flet po ashtu për ndikimin e oligarkëve që kanë edhe mbi partitë politike sit e ato të pozitës po ashtu edhe të partitë opozitare’, thotë analisti politik “Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo sjellje e pa përgjegjshme e asamblistëve të komunës së Prishtinës në raport me këtë skandal, akoma më shumë po e ngjall edhe zhgënjimin qytetar.

“Mbase ky përbën edhe zhgënjim për qytetarët, pasi këto parti të përfaqësuara me këshilltar kërkojnë besimin e qytetarëve, por në esencë ato mbrojnë interesat e tyre personale, familjare, grupore e partiake. Në anën tjetër prokuroria e shtetit,nuk mund të bëj ndonjë hap sa i përket hetimit të kësaj çështje, për arsye që dihet se i tërë sistemi është në duart dhe ndikimin e oligarkëve si Kryeziu e Devolli”, deklaron analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)